Концепти

Зајакнување и мобилизација на граѓаните

Општина по мерка на граѓаните

Интеграција на Ромите

Проекти и програми кои се спроведуваат во рамки на концептите

Форуми во заедницата

Пристап до правда во Македонија

Регионална програма за поддршка на истражувања

Проект на УСАИД за граѓанско општество

Хуманитарна и правна помош за мигрантите

Граѓанско учество за локална демократија

Заедничка рамка за правно зајакнување

Мобилизација на локални организации и активизам во заедницата | 2017

Граѓанска акција за итни реформски приоритети | 2017

Инклузивни и транспарентни образовни политики | 2017

Проект на УСАИД за граѓанско учество | 2017

Граѓанска алијанса за транспарентност | 2017

Области

Слобода на изразување

Младинска ангажираност за општествени промени

Унапредување на човековите права во здравството

Мониторинг и документирање на човековите права

Борба против корупција

Буџетска транспарентност

Младински активизам | 2017

Здравствени политики базирани на човековите права | 2017

Програми

Образование

Информации

Медиуми

Правна програма

Јавно здравство

Програма за реформа на јавната администрација и локалната самоуправа

Исток-Исток: Прекугранични партнерства

Граѓанско општество

Регионална програма за поддршка на истражувања

Општо

Форуми во заедницата

Ние одлучуваме

поврзани конкурси

нема поврзани конкурси

поврзани публикации

нема поврзани публикации

Општо
пронајди

PËRTEJ RRUGËS MIGRUESE NË VENDET E BALLKANIT PERËNDIMOR


nga Sërgjan Cvijiq dhe Goran Bulldioski  

Kryetari Komisionit Evropian, Zhan Klod Junker, bëri gabim strategjik kur para një viti theksoi se ”në pesë vitet e ardhshme nuk do të ketë zgjerim të ri [të Bashkimit Evropian]”. Asnjë politikan apo votues në vendet e Ballkanit nuk ishte në hamendje se anëtarësimi në BE do të bëhet aq shpejtë. Megjithatë, veprimi i panevojshëm jotaktik i kësaj deklarate nuk siguroi stimul për arritjen e këtij qëllimi afatgjatë. Përkundrazi, ajo u bë arsyetim për shumë liderë kombëtarë nga rajoni që ta zvogëlojnë angazhimin dhe energjinë e tyre në procesin e anëtarësimit. Porosia e Junkerit i dha një goditje të fuqishme ndikimit dhe kredibilitetit të BE-së në vendet që shkojnë drejt anëtarësimit. Shpallja e këtillë e “embargos së zgjerimit” vazhdon të jehojë në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe efektet e tij negative tashmë mund të ndjehen.


Para verës, interesi i BE-së për procesin e anëtarësimit në rastin më të mirë ishte anemik, mirëpo fluksi i refugjatëve i vendosi vendet e Ballkanit në hijen e krizës më të madhe të vitit. Bindja morale e BE-së u zvogëlua edhe më tepër me vendosjen e rrethojës në kufinjtë e saj të jashtëm dhe me sfidat për vlerat e BE-së në vendet anëtare të saj, siç është Hungaria. Procesi i Berlinit i kancelares Merkel, i inicuar me fanfarë të mëdhenj vitin e kaluar, me qëllim që t’i përmirësojë lidhjet e BE-së me vendet e Ballkanit, tani duket si një balon i shfryrë. Përgjigja e përbashkët evropiane ndaj krizës së refugjatëve edhe më tutje është me rëndësi të madhe, mirëpo ajo nuk është sfida e vetme që duhet të zgjidhet në vendet e Ballkanit Perëndimor: gjithkund në rajon demokracia akoma është shumë e brishtë. 

Маqedonia, që njëherë ishte aspirante për anëtare të Bashkimit Evropian, e cila përparonte në procesin e anëtarësimit krah për krah me Kroacinë, mbetet shumë afër destabilizimit serioz. Viktimë e politikave të brendshme joliberale në rritje dhe e çështjeve bilaterale që e bllokojnë procesin e saj të anëtarësimit në BE, ajo me vite është duke rënë nën sundim autoritar. Marrëveshja e arritur me ndërmjetësimin e komesarit Han për tejkalimin e krizës politike në Shkup dhe kërkesa e tij për kushtëzim ndoshta nuk do të sigurojnë rregulla të barabarta të lojë për zgjedhjet në prill të vitit 2016. 

Marrëveshja për stabilizim dhe asocim (MSA) ndërmjet BE-së dhe Bosnjës dhe Hercegovinës hyri në fuqi në qershor të këtij viti, mirëpo reformat kushtetuese mbeten çështje e hapur. Javën e kaluar, Kosova nënshkroi marrëveshje të ngjashme me BE-në, mirëpo kosovarët mbeten populli i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk ka mundësi të udhëtojë në Evropë pa viza. Nuk duhet të na befasojë fakti se në fillim të vitit 2015 kishte shpërngulje të madhe të kosovarëve në vendet e BE-së në kërkim të jetës më të mirë. Pa marrë parasysh dallimet ndërmjet këtyre dy vendeve, kombinimi i përqindjes së lartë të papunësisë, korrupsionit dhe i tensioneve ndëretnike nuk ofron mundësi pozitive për qytetarët e asnjë vendi. 

Mali i Zi, vendi i katërt që ka aspirata në procesin e zgjerimit të BE-së, është shembull i qartë për atë se duhet përkushtim i fortë politik nga ana e BE-së që proceset demokratike të ecin përpara – nuk mjaftojnë vetëm proceset teknike në kuadër të negociatave për anëtarësim. Jostabiliteti politik në rritje në Malin e Zi nuk ka të bëjë aq shumë me anëtarësimin e ardhshëm të vendit në NATO. Përkundrazi, ai ka të bëjë më tepër me parakushtet themelore për demokraci: lirinë e të shprehurit, lirini e bashkimit dhe, në fund, ndërrimin e fuqisë. 

Në Shqipëri dhe në Serbi, kombinimi i proceseve teknike për zgjerim, të udhëhequra nga Komisioni, dhe përkushtimi i fuqishëm politik i vendeve anëtare të BE-së, dha rezultate – u rrit bashkëpunimi bilateral dhe rajonal dhe u avancuan reformat e brendshme. Megjithatë, të dyja vendet vazhdojnë të ballafaqohen me sfida të brendshme – siç është korrupsioni, gjyqësia joefikase dhe varfëria – dhe mbesin të ekspozuara ndaj ndikimeve nga destabilizimi dhe përcjellja e problemeve në rajon dhe përtej tij. Përkushtimi i pamjaftueshëm për sundim demokratik do të thotë se raportimi i pavarur i medieve është i komprometuar dhe ka tokë pjellore për censurë në masë të gjerë.
 
Raportet e pritura gjatë kohë për përparimin e arritur në zgjerimin e BE-së, publikimi i të cilave është shtyrë për në fillim të nëntorit, mund të tregojnë shenja pozitive të ndryshimit. Në qoftë se ato me të vërtetë do të jennë, siç premtoi Komisioni, “më politike”, “më transparente” në gjuhën që është përdorur dhe “më komparative” se sa raportet paraprake, tepër burokratike, atëherë ato do t’u sigurojnë shoqërisë qytetare dhe medieve në vendet e zgjerimit një vegël të dobishme për të kërkuar përgjegjësi nga qeveritë e tyre për shkak të mungesës së përparimit në reforma. 

Demokratizimi dhe transformimi shoqëror në vendet e Ballkanit Perëndimor shkojnë dorë për dore me negociatat për anëtarësim në BE, mirëpo ato nuk janë proces i njëjtë. Vendet anëtare të BE-së duhet ta shprehin zëshëm zotimin e tyre të ripërtrirë, të fuqishëm dhe të padyshimtë për anëtarësim në BE të vendeve të Ballkanit Perëndimor, me qëllim që të fusin energji të re në reformat demokratike në rajon dhe të shmanget rreziku nga destabilizimi. Për ta ringjallur forcën shtytëse, duhet të ketë vazhdim të Samitit ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor të vitit 2003, të mbajtur në Selanik. Versioni i ri i samitit të tillë duhet të rezultojë me një deklaratë të fuqishme të përkushtimit, që të fshihen efektet e fjalëve të Junkerit në fillim të mandatit të tij. Deklarata e tillë nuk guxon të jetë vetëm shprehje e zbrazët, por duhet të sinjalizojë një vizion politik i cili në këtë moment mungon jashtëzakonisht shumë.


Burimi: http://esharp.eu/debates/external-action/beyond-the-migration-route-in-the-western-balkans


поврзани новости

нема поврзани новости